Paknaqësia tek Vushtrria: Lojtarët kërkojnë largimin e kryetarit të klubit

157

Gjendja nëpër të cilën po kalon skuadra e Vushtrrisë është mjaft e vështirë dhe kështu si po shkojnë gjërat zorr se do përmisohet. Kjo për faktin se mungon harmonia tek ish-kampionët e vendit, që tani kanë dalë kundër kryetarit të tyre, transmeton Gazeta Sheshi.

Sipas faqes ‘Klubet e Sportit Vushtrri’, disa prej lojtarëve, që kanë dashur të mbesin në kushte anonimiteti, janë takuar me të parin e Komunës, nga i cili kanë kërkuar të largojë kryetarin e klubit të Vushtrrisë, Agron Selimi.

Sipas njoftimit, lojtarët kanë marrë përkrahjen e Komunës dhe kjo e fundit të hënën do të shqyrtojë largimin e kryetarit dhe kryesisë së klubit.

Arsye për këtë mini-protestë mësohet të jenë kushtet e vështira që po qëndrojnë brenda klubit dhe mos marrja e pagave gjatë këtij viti.

/Gazeta Sheshi/