Pakënaqësi te Hajvalia, kapen këta dy futbollistë

220

Hajvalia është ndoshta skuadra me futbollistët më cilësorë në Superligë, por në momente të caktuara harmonia brenda ekipit nuk është në nivelin e duhur.

Kjo u pa edhe në ndeshjen që kjo skuadër e fitoi të dielën 4:1 ndaj Vushtrrisë.

Në fillim të takimit, Liridon Leci ekzekutoi keq një gjuajte të lirë, derisa mori kritika nga Arbër Prekazi. Pastaj, filluan ofendimet mes tyre që u dëgjuan edhe në tribuna, shkruan Gazeta Sheshi.

Ishte ndërhyrja e trajnerit Ismet Munishi nga bankina që qetësoi gjakrat, pasi kjo dyshe po devijonte totalisht.

Ndryshe, Leci njihet si futbollist temperament, por këtë herë as Prekazi nuk ia lëshoi rrugën.

Nga ana tjetër, kjo dyshe u kritikua edhe nga tabori vushtrrias për sjellje jo korrekte ndaj tyre.

leci