Pak ide dhe merkatoja e gabuar, ja pse vuan Barça

146

Kriza e javëve të fundit ka ngritur shumë pikëpyetje për Barcelonën. Dy humbje dhe një barazim e kanë shqetësuar së tepërmi trajnerin Luis Enrique.

“Marca” ka analizuar disa nga problemet kryesore të katalanasve.

Merkato

Për të qenë gjithmonë një ekip kompetitiv duhet të bësh merkato të zgjuar, por katalanasit nuk shpenzuan shumë. Vetëm Arda Turan dhe Aleiks Vidal nuk mjaftojnë për të mbajtur hapin kampion. Përqendrim- Skuadra nuk duket aspak e fokusuar në fushën e lojës dhe gjithmonë bën gabime trashanike që mund t’i kushtojnë shumë. Për më tepër, mungojnë ndonjëherë edhe idetë për të zhbllokuar ndeshjet.

Mbrojtja

Ky repart nuk ka oksigjen dhe prej disa kohësh është duke vuajtur. Dëmtimet e disa lojtarëve, por edhe forma e mirë që kalojnë të tjerët ka bërë që Enrike të mos bëjë shumë rrotacion. Mesfusha- Enrike ka bërë shumë ndryshime dhe sa herë nuk luajnë Buskets-Rakitiç-Iniesta, ekipi e ka të vështirë të shprehet.