Pajaziti më i nervozuar se Batatina

165

Tajneri i Llapit, Tahir Batatina, përkundër barazimit 1:1 me Dritën, tha se ekipi i tij vazhdon të jetë në garë për të dy trofetë.

“Nuk është mirë të humbim pikë si vendas. Përkundër këtij barazimi ne jemi ende në luftë për dy trofe. Drita ka një ekip shumë të mirë. Ne luajtëm mirë, por nuk arritëm t’i finalizonim rastet për t’i marrë tri pikët e plota. Na munguan dy lojtarët kryesorë si Benjamin Emini dhe Alban Mavriqi dhe u pa mungesa e tyre”, u shpreh Batatina për SuperSport Kosova.

Nga ana tjetër, trajneri i Dritës, Sedat Pajazit, skuadra e së cilit mori një pikë të artë në Merdar, nuk u nda shumë i kënaqur.

“Jam shumë i zhgënjyer me lojtarët e mijë pasi kemi mundur ta fitojmë ndeshjen. Lojtarët e mijë u friksuan në këtë taikim dhe nga mbrojtja jam tejet i zhgënjyer”, theksoi Pajaziti.

Llapi po lufton për titullin e kampionit, kurse Drita për mbijetesë.