Ozil tregon se a do të luajë në Barcelonë

246

Ish-futbollisti i Real Madrid-it, që aktualisht luan tek skuadra londineze Arsenal ka folur për mundësinë e rikthimit të tij në kampionatin spanjoll, teksa ka dhënë një intervistë për mediat në ishull, transmeton Gazeta Sheshi.

“Ti bashkohem Barcelonës? Nëse do të kthehesha në Spanjë, do të jetë për ta parë Real Madrid duke luajtur, ose të luaj me ta”, ka thënë Ozil.

Gjermani i natyralizuar ka qëndruar për tre vite në Madrid, derisa ka fituar Kampionatin, Kupën dhe Superkupën e Spanjës. Ai u larguar tre sezone më parë nga dhjetë herë kampionët e Europës, pas disa mosmarrëveshjeve me trajnerin italian Carlo Ancelotti.

/Gazeta Sheshi/