Ozil flet për rikthimin e tij tek Reali

131

Mesfushori i Arsenal-it, Mesut Ozil, ka folur ekskluzivisht për rikthimin e tij tek Real Madrid-i, gjatë një intervistë dhënë mediumit Spox. Gjermani u largua nga Santiago Bernabeu në drejtim të Anglisë, mirëpo gjërat mund të ndryshojnë pasi që në stolin madrilien tashmë trajner është Zinedine Zidane, transmeton Gazeta Sheshi.

“Unë nuk mund të them asgjë për të ardhmen time, pasi për momentin jam i fokusuar vetëm tek Arsenali. Ka shumë spekulime për rikthimin tim në Spanjë, mirëpo ato mbeten vetëm spekulime”, ka pohur Ozil.

Organizatori i lojës së topçinjëve gjithashtu ka folur edhe për Zinedine Zidanen, që aktualisht po udhëheq mbretërit.

“Ai është një ndër lojtarët më të mirë në botë dhe shpesh herë jam inspiruar nga ai. Unë kam shumë rrespekt për të”, theksoi Ozil.

/Gazeta Sheshi/