Orari i ndeshjeve të javës së 27-të në Raiffaisen Superligë

237

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) në bashkëpunim me platformën “DigitAlb” kanë caktuar orarin e ndeshjeve të xhiros 27 të Raiffeisen Superligës.

Kësisoj, fundjava nis me duelin Llapi – Trepça ’89 që zhvillohet të premten. Të shtunën luhen dy takime, Feronikeli – Istogu e Drenica – Drita. Ndërkohë, të dielën sfidohen Hajvalia – Vushtrria, Gjilani – Besa e Liria – Prishtina.

Raiffeisen Superliga – Java 27

E premte:
Llapi – Trepça ’89 (SSK)

E shtunë:
Feronikeli – Istogu (SSK)

Drenica – Drita

E diel:
Hajvalia – Vushtrria (SSK)

Gjilani – Besa

Liria – Prishtina

(Të gjitha ndeshjet zhvillohen në ora 15:00)

/Gazeta Sheshi/