Opozita shqyrton alternativat e kundershtimit te Qeverise

138

Opozitarët janë duke i shqyrtuar alternativat për të kundërshtuar Qeverinë PDK – LDK.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka thënë për “Zërin” se kanë diskutuar edhe mundësine e largimit nga Kuvendi por nje gje e tillë ende nuk është vendosur. “E kemi diskutuar, por vendime ende nuk kemi marrë. Në takimin e së enjtes në mëngjes do të marrim. Është si alternativë, tash të shohim. Kryetari veç e ka dhënë një mesazh dhe me dorëheqjen e kryetarit Haradinaj do të thotë ai është mesazhi si ka shkuar, ne tjerët jemi si të thuash ushtarë pas kryetarit Haradinaj”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu konfirmon se kauza me të cilën edhe janë bashkuar si opozitë, vazhdon të mbetet e njëjtë – për tërheqje nga marrëveshja për Themelimin e Asociacionit dhe nga ajo e Demarkacionit me Malin e Zi. “Këto kërkesa janë parimore. Pas këtyre kërkesave ka edhe shumë të tjera, por këto janë dy kërkesa që kanë bashkuar edhe opozitën”, ka thene ajo.