Opozita pa marrëveshje

151

Liderët e tri partive opozitare janë takuar sot në selinë e AAK-së, ku kanë diskutuar për kundërshtimin e keqqeverisjes.

Ndonëse asnjë prej tyre nuk është prononcuar për media mësohet se në këtë takim është diskutuar edhe për organizimin e protestave që duhet të organizohen.

Zëdhënësi i AAK-së Muharrem Nitaj tha për Kosovapress tha se diskutimi ka qenë edhe për listën e përbashkët në rast se shkohet në zgjedhjet e jashtëzakonshme si dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me opozitë bërjen.

Por megjithatë Nitaj tha se në këtë takim nuk është arritur ndonjë marrëveshje dhe se e vetmja marrëveshje është që të vazhdohet me takime tjera që të diskutohet për çështjet që janë hapur sot.

Sipas zëdhënësit të AAK-së takimi në mes liderëve opozitarë ka qenë miqësor. /KosovaPress/