Opozita e bashkuar i përket të kaluarës

128

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, i ka dhënë fund edhe shpresave të fundit për një bashkëpunim opozitar, duke thënë se VV, AAK e NISMA nuk koordinohen ndërmjet vete më.

Në Televizionin 21, Ymeri ka thënë se Vetëvendosje ka vendosur që prej tash e tutje kundërshtimin kundër Qeverisë ta vazhdojë e vetme. Vendimi, sipas tij, vjen pas një takimi që krerët opozitarë kanë mbajtur sot.

Sipas tij, vendimet e njëanshme të AAK-së kanë ndikuar që opozita të përçahet.

“Kemi pasur disa momente të vendimeve të njëanshme kryesisht të AAK-së, të cilat e kanë dëmtuar kauzën tonë të përbashkët. Shkuarja e Haradinajt tek presidentja ka qenë njëri prej momenteve që e ka dëmtuar kauzën e kundërshtimit dhe rezistencës”, ka thënë Ymeri.

Pa një dakordim mes tri subjekteve, Ymeri tha se Vetëvendosje nuk do t’i bashkohet protestës së AAK-së të thirru për 14 maj. /KosovaPress/