Operacioni fshesa: Real Madrid hedh në shitje dhjetë futbollist

164

Durimit të presidentit madrilien, Florentino Perez duket se po i vjen fundi. Viktimë si gjithnjë janë trajnerët dhe futbollistët, që shpesh herë kanë përfunduar me valigje në duar.

Siç raporton e përditshmja spanjolle “Sport”, Florentino Perez, tashmë ka bërë gati listën për të pastruar organikën e tij.

Mësohet se Ronaldo dhe Ramos i kanë kërkuar leje presidentit të klubit për t’u larguar nga Santiago Bernabeu, derisa ky i fundit pritet të vëjë çmimin për gjithë skuadrat e interesuara që dojnë të blejnë kartonin e tyre.

Isco dhe James Rodriguez janë në listën e transferimeve, meqenëse paraqitjet e tyre këtë sezonë kanë qenë tejet zhgënjyese, me ç’rast kanë ngjallur edhe paknaqësi tek tifozët madrilien.

Toni Kroos është një tjetër futbollist nga reparti i mesfushës që mund ti thotë lamtumirë Santiago Bernabeu-t sezonin tjetër. Madje, një rikthim i tij në Bundesligë është shumë i mundur, pasi që Carlo Ancelotti e dëshiron atë në Bayern Mynih.

Pepe dhe Alvaro Arbeloa janë dy të sinjalizuarit nga reparti i mbrojtjes që mund të largohen në fundin e sezonit, me mbrojtësin spanjoll që tashmë i skadon kontrata në fundin e sezonit.

Perez gjithashtu do të dëgjojë ofertat edhe për futbollistët e tjerë si Casemiro, Jese dhe Danilo, që ka zhgënjyer me paraqitjet e tij në sezonin e parë.