Ohri e lumturoi Tovërlanin, kjo është arsyeja

237

Pas dhjetë ditësh qëndrimi për përgatitje në Ohër të Maqedonisë, skuadra e Feronikelit është kthyer në Kosovë dhe tani është gati për ndeshjen e Superkupës që luhet më 13 gusht kundër Prishtinës.

Trajneri i ekipit kampion, Afrim Tovërlani është tejet i kënaqur me ecurinë e përgatitjeve në Ohër. “Gjithçka ka shkuar sipas parashikimeve. E kemi realizuar planin 100 përqind”, deklaroi Tovërlani për Gazetën Sheshi.

Përveç stërvitjeve nga dy herë në ditë, Feronikeli ka zhvilluar edhe ndeshje miqësore, të cilat padyshim kanë ndikuar në konsolidimin e skuadrës së trajnerit, Afrim Tovërlani.