Ofendoi gazetaren në emisionin sportiv, komisioni disiplinor merr vendim për Batatinën

1392

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ishte një nga emrat më të përmendur gjatë dy ditëve të fundit, për shkak të deklaratave seksiste ndaj gazetarës Qendresa Krelani gjatë një emisioni sportiv.

Tashmë për këtë çështje ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Kosovës, ku e ka dërguar në Komision Disiplinor trajnerin e Llapit.

Ja vendimi nga FFK:

“- ndaj kryetrajnerit të FC Llapi, Tahir Batatina, ID 0011144M77.
Gjate debatit televizi në emision sportiv të KTV-së të datës 11.04.2021, perdorë gjuhë të pa përshtatshme ndaj gazetares (analistes) së RTK-së, Qendresa Krelani, e që është në kundërshtim me etikën sportive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore. Kërkohet deklaratë shtesë nga trajneri i FC Llapi, Tahir Batatina. Date:16.04.2021 ora 13:00”, shkruhet në komunikatë.