Odegaard konfirmon se edicionin e ardhshëm do të luaj për këtë skuadër

417

Mesfushori Martin Odegaard ka konfirmuar se edicionin tjetër do jetë pjesë e Real Madridit.

Norvegjezi gjashtë muajt e fundit të edicionit 2020/21 i kaloi huazim te Arsenal, skuadër e cila provoi ta blinte.

Sidoqoftë, me ardhjen e trajnerit Carlo Ancelotti në vend të Zinedine Zidane, gjërat ndryshuan.

Tani, Odegaard për televizionin norvegjez, TV2 ka konfirmuar se do jetë pjesë e “Los Blancos”.

Klubi madrilen ka qenë i qartë se e kanë në projekt për edicionin e ardhshëm