Nxehet El Clasico: Ja përse

198

Barcelona dhe Real Madrid-i, do të ndeshen më 2 prill në tempullin e Camp Nou-t. Mirëpo, para këtij dueli madhor, futbollistët e dy skuadrave janë duke zhvilluar ndeshje miqësore me përfaqësueset e tyre, derisa kjo gjë po e brengos skuadrën mbretëore, transmeton Gazeta Sheshi.

Kjo për faktin, se dy mesfushorët e Barcelonës, Ivan Rakitic dhe Sergi Busquets, janë liruar nga përfaqësueset e tyre, për dallim nga Kroos, Modric, Isco e James, që janë të zënë me vendet e tyre.

Freskia që priten ta kenë Rakitic dhe Busquets pritet të jetë e pamasë, për dallim nga futbollistët madrilien që do të zhvillojnë tri ndeshje brenda javës dhe ka mundësi që të ndjejnë lodhje gjatë El Clasico-s.

Më këtë fakt po ndjehen mjaft të shqetësuar dhe të irrituar zyrtarët madrilien që kanë kërkuar llogari nga përfaqësuesja e Kroacisë dhe ajo e Spanjës për këtë diskriminim.

/Gazeta Sheshi/