Nuk shënoi dhe as nuk asistoi, por mesfushori i Anglisë e feston golin duke hequr bluzën

402

Mesfushori i Anglisë, Bukayo Saka i ka habitur të gjithë ditën e djeshme, pas golit të shënuar nga Sterling.

Ndonëse asistin e dha Grealish dhe shënoi Sterling, ai që e festoi më shumë golin ishte Saka.

Lojtari i Arsenalit u pa teksa hoqi bluzën, pas golit të shënuar nga Anglia.

19-vjeçari tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, pasi pavarësisht se nuk kishte ndonjë meritë te goli, e festoi më shumë se të gjithë. Kaq ka mjaftuar që ky episod të shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale.