Nuk mjaftojnë 100 milionë euro për ta blerë Pogba-n

149

Skuadra londineze Chelsea kishte tentuar ta bënte për vete mesfushorin francez të Juventusit Paul Pogba-n, duke i ofruar skuadrës italiane 95 milionë euro. Siç ka njoftuar presitigjiozja franceze L’Equipe, “Zonja e vjetër” nuk ka pranuar ofertën duke vendosur ta mbajë 23-vjeçarin në Torino, transmeton Gazeta Sheshi.

Jose Mourinho, në atë periudhë nën drejtimin e Bluve të Londrës, e dëshironte me cdo kusht lojtarin në “Stamford  Bridge”, por drejtuesit e Chelsea-it nuk arritën dot ta vendosnin në dispozicion të portugezit 23-vjecarin. Një sinjal mëse i qartë ky nga Zonja e Vjetër me Juventusin që kërkon mbi 100 milionë Euro për Paul Pogba. Ai gjithashtu pëlqehet nga disa prej klubeve më të mëdha të Europës, ku spikasin Reali i Madridit, Barcelona, Manchester City dhe Chelsea.

/Gazeta Sheshi/