"Nuk më paguajnë prej dy muajsh"

298

Erik Flores ka mbërritur në Shqipëri, dhe të enjten ishte në stadium së bashku me brazilianin tjetër Moreira dhe Edon Hasanin duke ndjekur përballjen me Austrinë e Vjenës.

Por gjërat mes tij e Kukësit nuk shkojna mirë, pasi lojtari pretendon se ka dy muaj pa u paguar, ndërsa sqaron për Panorama Sport se akoma nuk është larguar nga verilindorët. “Kukësi ka dy muaj që nuk më paguan, ndërsa mua më nevojiten para për të bërë fizioterapi, me synimin për t’u rikthyer të luaj.Nuk jam larguar përfundimisht nga Kukësi, por jam duke diksutuar me drejtuesit për ta zgjidhur këtë situatë”.

27­vjeçari që po zhvillonte një sezon mjaft të mirë vjet u dëmtua në sfidën me Partizanin, teksa këputi ligamentin çka bën që ai të qëndrojë të paktën 6 muaj larg fushave të blerta. Sa duket Kukësi kërkon të ndërpresë kontratën me mesfushorin, pasi Flores është ndër më të paguarit, dhe klubit i duhet ta paguajë edhe pse nuk po luan.