Nuk ka më dyshime, Aguero firmos me Barcelonën

152

Vazhdojnë të vijnë konfirmime për të ardhmen e Sergio Agueros në skuadrën e Barcelonës.

Sulmuesi argjentinas duket se ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me ekipin katalanas dhe i ka ulur pretendimet ekonomike.

Pavarësisht se shifrat ende nuk kanë dalë, dëshira e tij ka qenë e madhe për të luajtur me Lionel Mesin dhe për këtë arsye ka bërë një sakrificë.

Aguero është 33 vjeç dhe kontrata me katalanasit do t’i përfundojë në moshën 35-vjeçare.