“Nuk jam Messi, por jam çdo vit në formacionin e vitit”

149

Mbrojtësi i krahut të djathtë ka dhënë një intervistë mjaft interesante për prestigjiozen britanike “The Guardian”, duke shpalosur disa çështje mjaft interesante. Braziliani gjithashtu ka folur edhe për të ardhmen e tij, të cilën në vazhdim e transmeton Gazeta Sheshi.

Daniel Alves ka folur për Gala mbrëmjen e FIFA-s, për të cilën tha:

“Nuk jam Messi, por jam çdo vit në formacionin e vitit. Madje kam bërë shaka me Leon duke i thënë: duhet të më marrësh me vete, pasi çdoherë që unë jam aty ti fiton”, është shprehur në shaka Alves.

maxresdefaultBraziliani gjithashtu e ka lënë të hapur mundësinë e rinovimit me skuadrën blaugranase megjithëse deri më tani asgjë nuk ka ndryshuar në këtë aspekt. Sidoqoftë lidhja e tij me Barcelonën vazhdon të jetë gjithnjë në ngritje e sipër.

/Gazeta Sheshi/