Nuk është “El-Clasico”, por është turneu tradicional “Kenan Halimi”

1186

Mbrëmë ka përfunduar edhe turniri tradicional i organizuar, për nder të 23 vjetorit të rënies së deshmorit “Kenan Halimi” nga fshati Gjylekar të Vitisë, shkruan Gazetasheshi.com.

Turniri i cili është mbajtur për 13 ditë rresht ka pasur ndeshje mjaft të zjarrta, por edhe tifozë të shumët të cilët e kanë përcjellur nga afër.

Edhe pse jemi ende në pandemi këta tifoz nuk ka mundur t’i ndal askush për të qenë të pranishëm në këtë mini-turne të futbollit të vogël.

Në finalen e zhvilluar mbrëmë ndërmjet Ela Center dhe Termo Energjetika, nga afër e kanë shikuar një numër i madh i shikuesëve. Ndërsa ndeshjen e ka fituar Termo Energjetika me rezultat 2:1.

Kenan Halimi ka qenë dhe mbetet njëri nga luftëtarët më të lavdishëm të UÇK-së, i cili ra heroikisht për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ndërsa për nder të “Kenan Halimit”, ky mini-turne ka vite që zhvillohet dhe sjell nga afër lojtarë të Superligës së futsallit dhe lojtarë nga vendet e ndryshme të rajonit.

/Gazeta Sheshi/