Nuk e keni bërë namin n’luftë, u thote Veseli komandantëve

127

Pas mbledhje se Kryesise se Kyvendit, Kadri Veseli ka folur edhe për debatin e fundit në mes të ish-komandantëve të UÇK-së, Selimit e Lladrovcit,  të cilët kohët e fundit po akuzojnë njëri-tjetrin për të bëmat në luftë ku në mesin e tyre përmendet edhe tradhtia.

Veseli u sugjeroi bashkëluftëtarëve të tij që të ndalen me këto akuza. Ai ka shtuar se të gjithë ata që ishin pjesë e luftës duhet te ndihen krenare, por të mos mundohen që të tjerëve “t’ua fusin në sy se e kanë bërë namin”.

“Edhe pjesa e viteve ’98-99 është përgjigje ndaj vendit dhe me iu lënë të tjerëve me na gjykuar për atë çfarë kemi bërë. Së pari ne që kemi qenë në luftë me u krenu çdo ditë, por mos me u mundua të tjerëve me iu fut në sy se e kemi bërë namin. E kemi pasur obligim për vendin dhe me i ndal këto manipulime në emër të luftës dhe në emër të figurave”, tha Veseli pas mbledhjes së Kryesisë.