“Nuk e dimë a jemi në Suharekë a në Serbi”, asnjë kërkim falje nga Llapi deri më tani

143

Superliga e Kosovës në futboll sa shkon e bëhet më e zjarrtë, shkruan Gazetasheshi.com

Skuadra e Ballkani ka shënuar fitore të madhe kundër Llapit me rezultatin 1-0.

Golin e vetëm në ndeshje e realizoi mesfushori, Blend Baftiu.

Llapi reagoi me një postim të ashpër në “Facebook” pas përfundimit të pjesës së parë.

“Përfundon pjesa e parë: FC Ballkani – KF Llapi 1:0 Nuk e dimë a jemi në Suharekë apo në Serbi! Kjo është turpi i vitit 2021, turpi i futbollit! Sulmohen zyrtarët dhe futbollistët e Llapit, ka presion të vazhdueshëm nga shikuesit jashtë stadiumit që kalojnë mbi 300 të pranishëm”, kishte shkruar faqja zyrtare e Llapit në Facebook.

Deri tani kjo deklaratë shkaktoi shumë reagime, ndërsa i vetmi veprim i Llapit ishte largimi i postimin nga Facebooku, por pa kërkuar falje.

Pra, klubi i Llapit nuk kërkoi falje për deklaratën që e publikuan dje, pavarësisht kërkesave të shumta.

/Gazeta Sheshi/