Nuhiu i Dritës: Në Podujevë kundër Llapit gjithmonë është e vështirë të fitohet

352
Ardian Nuhiu, kryetrajner i FC Drita

Në Podujevë, Llapi dhe Drita kanë prodhuar një ndeshje me shumë gola. Rezultati përfundimtar ishte 2 me 4.

Ky ishte një tjetër rezultat negativ për Llapin në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, stadium ky që para disa javësh ishte vlerësuar si “Banja e Lluzhanit” nga trajneri i kësaj skuadre , Tahir Batatina.

Pas ndeshjes i kënaqur me fitoren u deklarua trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu.

“Nuk diskutohet që është shumë vështirë për t’u fituar në këtë fushë, ishte një pjesë e parë e barabartë, pastaj jam i kënaqur që ne e shfrytëzuam pjesën e dytë në mënyrën më të mirë për të marrë të tre pikët. Ne e dinim që skuadra e Llapit është e lodhur nga ndeshja e Kupës ndaj Prishtinës”, tha Nuhiu shkurtimisht.

/Gazeta Sheshi/