Nuhiu e uron Prishtinën për titullin dhe flet për të ardhmen e tij te Drita!

998

Drita ka bërë një hap të rëndësishem për të siguruar një vend në Evropë, teksa në “Bajram Aliu” e ka mposhtur Drenicën me rezultat bindës 0:3, shkruan Gazetasheshi.com.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, pas ndeshjes ndaj Drenicës ka folur gjerë e gjatë, duke uruar Prishtinën për titull dhe ka treguar edhe për të ardhmen e tij.

“Jam krenar me atë çfarë kanë bërë futbollistët gjatë gjithë vitit, shumë sakrificë. Nuk disktuohet se kemi pasur shumë vështirësi dhe duhet urojmë Prishtinën për titull, por siç e thash jam krenar me futbollistët për gjithë sakrificën, duke luftuar për të mbrojtur titullin, për fatkeq nuk e arritëm, kemi edhe një ndeshje ta mbarojmë atë dhe pastaj të ulim dhe të bëjmë një ryzime të gjithë kampionatit”.

Edhe mungesat kanë pjesën e saj, sepse periudhën më të rëndësishme të kampionatit, pasi kemi pasur katër mungesa ku gjatë fillimit të kampionatit kanë qenë startues, por siç e thash do të ulim dhe do ta bëjmë një ryzime të githë kampionatit

Unë kam edhe një vite kontratë, por do të ulim me udheheqësit dhe mendoj që do ta bëjmë një ryzime se si kanë hecur gjërat edhe pse objektivi ka qenë titulli të arrihet, por tash unë kam edhe një vit kontratë dhe do të respektohet deri në fund”, ka përfunduar Nuhiu.

Drita ndodhet në vendin e dytë me 73 pikë dhe në javën e fundit e mirëpret Arbërinë e cila është duke luftuar për mbijetesë, ndërsa ekipi gjilanas do ta kërkoj fitoren për të siguruar një vend në Evropë.

/GazetaSheshi/