Notat e lojtarëve: Liverpool 0-0 Real Madrid, ky është futbollisti më i vlerësuar për sonte

280

Real Madridi siguroi sonte kualifikimin për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Madrilenët eliminuan Liverpoolin në çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 3-1.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Anfield” përfundoi baras dhe pa gola.

Federico Valverde u vlerësua më së larti në këtë ndeshje. Mesfushori i “Los Blancos” mori notën 8.2.

Trent Alexander Arnold u vlerësua më së larti te Liverpooli. Mbrojtësi anglez mori notën 7.5.