Norvegjezët shkruajnë për futbollin kosovar

142

“E ardhmja e futbollit e Kosovës vendoset në maj”.

Ky është titulli i portalit norvegjez, “fvn.no”, i cili ia ka kushtuar një tekst futbollit kosovar.

“Kosova ka aplikuar për t’u bërë anëtare e plotë e UEFA-s. Vendimi do të merret në Kongresin e UEFA-s në maj. Kongresi i këtij viti mbahet në Budapest, derisa Kosova shpreson të marrë pjesë në kualifikimet e ardhshme”, shkruan tutje portali norvegjez, përcjellë Gazeta Sheshi.

Arsyeja që i ka shtyrë norvegjezët të shkruajnë është e ardhmja e Bersant Celinës, i cili kishte veshur fanellën e grupmoshave të reja të Norvegjisë, kurse tani ka zgjedhur ta përfaqësojë Kosovën.

Norvegjia nuk e kishte pritur aspak mirë zgjedhjen e lojtarit të Manchester Cityt.

Ndryshe, Kongresi i UEFA-s mbahet më 3 maj.