Njihuni me sekretareshën bukuroshe të futbollit kosovar (Foto)

310

Quhet Rreze Tetrica. Nuk është femra e parë në kryesi të një klubi, por askush nga gjinia femrore nuk e mban postin që e gëzon ajo.

Bëhet fjalë për sekretareshën e vetme në futbollin kosovar që punon te klubi i Vëllaznimit, shkruan Gazeta Sheshi.

Organizimi i klubit gjakovar ka bërë që në kryesi të futen edhe femra dhe e tillë është Tetrica, një rast i rrallë në futbollin kosovar.

Në të kaluarën shumë femra kanë pasur poste drejtuese nëpër klubet kosovare, madje ka edhe tani, por të jeshë sekretare është më e ndërlikuar, sidomos në futbollin vendor.

Rreze Tetrica përveç punës që e kryen me përpikëri, njihet edhe për sharmin e saj.

Jo më kot shumë shikues të Vëllaznimit thonë se Tetrica ua ka zbukuruar klubin në kohën kur skuadra nuk po ka rezultate të mira në terren.

12801564_1561199287543233_7821212875000576417_n