Një“luftëtar” i vërtetë në fushën e blertë, reprezentuesi shqiptar vrapoi 13.66 kilometra

235

Edhe pse skuadra e tij siguroi vetëm një pikë, Klaus Gjasula ka bërë një ndeshje të madhe është një luftëtar i madh në fushë.

Jo rastësisht është kapiten i Paderbornit. Klaus Gjasula është titullar i padiskutueshëm në skuadrën gjermane që në këtë edicion ka hyrë në Bundesliga.

Paderborni bëri një ndeshje të madhe ndaj Dortmundit, por edhe pse ishte duke udhëhequr 0:3, në fund ‘Milionerët’ barazuan në 3:3, duke ndarë pikët, përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, Gjasula ka bërë një ndeshje të madhe. Ai vrapoi 13.66 kilometra. Askush nuk bëri më mirë sesa mesfushori kuqezi, i cili la pas shokun e tij të skuadrës, Mamba, i cili përshkoi 12.31 kilometra.

Në vendin e tretë renditej Marco Reus, me 12.12 kilometra në fushën e lojës. Gjasula mori vlerësime maksimale për këtë ndeshje dhe foton e tij e postoi faqja e njohur në rrjetet sociale 433. Megjithatë, Paderborni vazhdon të renditet në vendin e fundit të kampionatit gjerman.