Një xhiro në taksi me Pep Guardiolën (VIDEO)

163

Sikur të mos mjaftonte fama që ka, Pep Guardiola ka filluar të bëjë për vete tifozët e Manchester City me iniciativa shumë të veçanta. Më e fundit është të bëjë një xhiro në taksi në rrugën e qytetit të Manchesterit me disa nga tifozët e kësaj skuadre.

Ai që e provoi i pari këtë eksperiencë ishte tifozi i vogël Braydon, i cili pa nga afër trajnerin e skuadrës së zemrës.

Braydon Taxi

I mahnitur fillimisht nga ky takim i papritur, djaloshi i vogël nuk ngurroi të tregonte se dinte gjithçka për teknikun e ri të Cityt, ndërsa i pohoi se të gjithë tifozët ishin të lumtur që ai kishte marrë drejtimin e skuadrës.

Pep

Mes bindjes se do të fitonin çdo trofe në këtë sezon dhe kërkesës për të marrë Mesin në skuadër, Braydon kaloi një nga ditët më të bukura të jetës së tij si tifoz i Manchester Cityt.