Një super lajm për Realit para sfidës ndaj Vilarealit

194

Marcelino Garcia ka mbetur pa njërin ndër sulmuesit kryesor në skuadër, i cili e braktisi atë në seancën e fundit stërvitore para sfidës vendimtar përballë Real Madridit. Si për ironi të fatit, ishte pikërisht Roberto Soldado ai që realizoi në sfidën e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave El Madrigal, për ti dhuruar fitoren minimale “Nëndetëses së Verdhë”, përcjellë lajmin Gazeta Sheshi.

Roberto Soldado nuk do jetë i gatshëm për duelin ndaj Real Madridit në Santiago Bernabeu. Sulmuesi ka ndjerë një shqetësim muskular në ditën e fundit të stërvitjeve, me ç’rast stafi mjeksor i Vilarealit ka vendosur të mos rrezikojë më shumë.

Tani tekniku Marcelino Garcia do ti bëjë llogaritë me vetëm Bakambun në qendër të sulmit, megjithëse në listën e lëndimeve pos Soldados do të jenë edhe Jaume Costa, Samu Castillejo, Tomás Pina dh Musacchio.

/Gazeta Sheshi/