“Një mbi një” në zyrën e Vokrrit

271

Para tri ditësh, një delegacion i lartë i UEFA-s dhe FIFA-s vizituan Kosovën me qëllim që të njihen më afër me zhvillimet dhe infrastrukturën e vendit.

Kjo e fundit u konstatua se ka ngecje, por premtimet e zyrtarëve të shtetit janë se do të ketë përmirësime.

Megjithatë, atyre nuk iu ka bërë fare përshtypje se në çfarë hapësirash i priti kreu i FFK-së, Fadil Vokrri, delegacionin ndërkombëtar.

Në një zyre të ngushtë u desh të akomodohen shumë persona dhe kjo ishte përshtypja e parë jo e mirë e zyrtarëve të UEFA-së e FIFA-së, shkruan Gazeta Sheshi.

Lidhur me mungesën e hapësirave, FFK ka kohë që ka kërkuar që të ndërrojë lokacion, por ende nuk është bërë një gjë e tillë.

I gjithë stafi i FFK-së punon në vetëm katër zyra me hapësirë tejet të vogël. Në rast të pranimit, zhvendosja nga objekti i Shtëpisë së Sporteve është e pashmangshme, pasi duhet të zgjerohet edhe numri i stafit punues.

Ndërkohë, ka raste kur një zyrtar i shtetit punon i vetëm në një zyre prej 50 metrash katrorë, duke bërë që federata më e madhe në vend të anashkalohet totalisht.