Një klub në Kolumbi e zhvillon ndeshjen me 7 lojtarë, shkak Covid-19

140

Pandemia Covid-19 ka ndikuar shumë në futboll.

Një skuadër nga Kolumbia është paraqitur me vetëm 7 lojtarë në fushën e lojës, pasi futbollistët e tjerë ishin të infektuar me koronavirus.

Skuadra e Rionegro Aguilas dhe Boyaca Chico luajtën të dielën takimin mes tyre edhe pse Rionegro Aguilas kishte apeluar që loja të shtyhej pasi nuk kishte lojtarë me të cilët të paraqitej.

Megjithatë autoritetet kolumbiane nuk e aprovuan këtë apel dhe loja u zhvillua në ato kushte, ku ekipit të Riengeros i’u desht që parteri të bëhej qendërmbrojtës.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 0-3.