Një “Camp Nou” i gjithi në nder të Johan Cruyff

142

Një koreografi e gjitha në nder të legjendës. Pas homazhëve që kryen përpara stadiumit Camp Nou të Shtunën, tifozët e Barcës në El Clasicon e kësaj të Shtune kanë përgatitur një koreografi fantastike për holandezin fluturues. Johan Cruyff, i cili u nda nga jeta vetëm disa ditë më parë do të nderohet ashtu sic e meriton nga tifozët e një prej dy skuadrave të tij të zemrës, në një stadium ku ai falë magjive dhe spekataklit që dhuronte në fushë u shndërrua në një mit, transmeton Super Sport.

Cruyff do të mbahet mend gjatë nga tifozët blaugrana jo vetëm si futbollist por edhe si trajner pasi ishte ai që ndërtoi një Dream Team të vërtetë dhe falë yjeve si Romario, Koeman, Guardiola e Stoickov e udhëhoqi Barcelonën drejt fitimit të Kupës së Kampionëve, për herë të parë në historinë e klubit në vitin 1992, me blaugranat që mundën 1-0 në finale Sampdorian, falë një supergoli të holandezit Ronald Koeman.

Por jo vetëm tifozët janë duke punuar për të përgatitur dicka të mrekullueshme për të nderuar Johanin e famshëm, pasi edhe drejtuesit e Barcelonës kanë programuar një mbledhje të bordit të klubit këtë të Martë ku do të marrin një vendim edhe pse jo përfundimtar. Idetë e drejtuesve të Barcës dhe presidentit Bartomeu për të nderuar njeriun që shpiku futbollin total, janë disa. E para është që stadiumi Camp Nou të ndryshojë emër dhe të quhet Johan Cruyff, e dyta të tërhiqet përgjithmonë fanella me numër 14, dhe e treta të ndërtohet një statujë e Cruff përpara stadiumit.