NISMA: Kemi zbuluar një skandal të Kuvendit

147

NISMA për Kosovën ka thirrur një konferencë për media për sot, siç thuhet në njoftim, për të zbuluar një skandal të Kuvendit të Kosovë që ka të bëjë me shkeljet ligjore në plotësim-ndryshimin e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.

“NISMA për Kosovën thërret konferencë për medie, (Tema: skandali i Kuvendit të Kosovës në lidhje me shkeljet ligjore në plotësim-ndryshimin e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë), i zbuluar nga NISMA për Kosovën”, thuhet në njoftim.

Sipas NISMA-s, në këtë skandal janë të përfshirë Ministria e Financave, Kuvendi, Kryetari i Kuvendit, Administrata e Kuvendit dhe Presidenca.

“NISMA për Kosovën ka bërë gati të gjitha dëshmitë që do t’u përcillen medieve të interesuara. Konferenca do të mbahet nesër (E Shtunë, 12 Mars 2016), në orën 14:00, në selinë qendrore të NISMA për Kosovën, në Prishtinë”, thuhet në komunikatë. /KosovaPress/