Nishani: Me Thaçin, arritjet e deritanishme do të përmirësohen

103

Kreu i Shtetit shqiptar, Bujar Nishani ka uruar presidentin e ri të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke i siguruar një bashkëpunim të ngushtë.

Në urim thuhet si dhe në përballimin me sukses të sfidave me të cilat përballet aktualisht Kosova dhe shoqëria e saj.

“I nderuar Zoti Thaçi, zgjedhja juaj në postin e Presidentit të Republikës së Kosovës, më jep kënaqësinë e veçantë që t’ju përcjell urimet më të mira e vëllazërore. Ju uroj gjithashtu shumë sukses në përmbushjen e kësaj detyre të lartë , si dhe në përballimin me sukses të sfidave me të cilat përballet aktualisht Kosova dhe shoqëria e saj. Jam i sigurt se falë eksperiencës suaj në pavarësinë dhe progresin e Kosovës, arritjet e deritanishme do të përmirësohen më tej, si në plan të brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Duke ju siguruar për një bashkëpunim të ngushtë, ju lutem pranoni i nderuar President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, thuhet në urimin e presidentit Nishani./KosovaPress/