Nike ndërpret kontratën me boksierin Manny Pacquaio, shkak komentet homofobike

130

Manny Pacquaio ka përfunduar kontratën me kompaninë e njohur të veshjeve sportive Nike, pas deklarimeve publike gjatë një interviste televizive lidhur me homofobinë.

Boksieri filipinas i kishte quajtur kafshë personat që zgjedhin të martohen me gjininë e njejtë, pasi vetëm kafshët nuk mund të dallojnë mirë gjinitë.

“Nëse njërëzit martohen me të njejtën gjini, atëherë do të thotë se ata janë më të këqinj se kafshët”, ka deklaruar Pacquaio.

Boksieri 37-vjeçar ka kërkuar falje menjëherë, mirëpo siç duket ky veprim i tij ishte i vonuar pasi që Nike ka vendosur të ndërpresë marrëveshjen me të.

“Ne kemi gjetur pjesë të homofobisë gjatë intervistës së Pacquaio. Kompania Nike është kundër çdo lloj diskriminimi ndaj njerëzve që kanë zgjedhur të jenë pjesë e komunitetit LGBT. Me këtë rast kemi ndërprerë çdo lloj marrëveshje me boksierin Pacquaio”, thuhet në njoftimin zyrtar të kompanisë amerikane.

Manny Pacquaio është një ndër boksierët më të njohur në botë, derisa meqet e tij shikohen nga miliona njerëz në rruzullin tokesor.