Nga sot kamera gjatë testimit për patentë shoferë

168

Lëshimi i patentë-shoferëve vazhdimisht është karakterizuar me akuza për ryshfet dhe kalim të testeve në mënyrë të pamerituar. Për këtë Ministria e Infrastrukturës do të vendosë kamera me anë të të cilave do të monitorohet testimi teorik dhe praktik i kandidatëve.

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, do të bëjë inaugurimin e projektit të kamerave monitoruese në njësinë e patentë-shoferëve në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës, ky projekt do të funksionalizohet duke e përfshirë pjesën teorike dhe praktike.

Projekti në fjalë, ka qenë njëri prej projekteve të cilin e kishte premtuar ministri Zharku.