Nga Liga e Parë te Hajduku i Splitit

282

Tashmë është dëshmuar se Kosova ka talent të mëdhenj të futbollit, të cilët pavarësisht kushteve jo të mirë që kanë, arrijnë të depërtojnë dhe të kenë sukses.

Njëri ndër talentët e shumtë, është edhe Adenis Shala i skuadrës së Flamurtarit që bënë gara në Ligën e Parë të Kosovës.

Shala që është vetëm 17 vjeçar, ka arritur të shënoi golin e fitores të dielën për skuadrën e tij, në kryendeshje kundër KEK-ut.

Por me rëndësishmja është se ai që nga vera do ti bashkohet Hajdukut të Splitit në Kroaci, pasi i ka kaluar të gjitha provat dhe tashmë dokumentacioni i ka ardhur nga skuadra kroate.

Në një prononcim për Infokusi.com, Shala tregon se si i ka kaluar provat dhe që nga vera do ti bashkohet Hajdukut.

“I kam kaluar gjatë verës provat, por për shkak të moshës nuk kam mundur të nënshkruar kontratë. Në muajin tetor më ka ardhur ftesa që gjatë verës ti bashkohem skuadrës së Hajdukut të Splitit. Inshalla do zoti e nuk kam lëndime dhe në verë do të shkojë në Kroaci”, u shpreh Shala.

Ai ka treguar se si është pritur nga shoqëria goli i tij i parë për Flamurtarin në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

“Me KEK-un kam qenë nga minuta e parë dhe arrita të shënoi golin e fitores. Goli është pritur mirë nga shoqëria dhe nga familja. Besoj që do të rikthehemi në Superligë, sepse Flamurtari aty e ka vendin”, nënvizoi 17 vjecari, që ëndërr e ka të bëhet si Cristiano Ronaldo.

Shala që nga viti 2011 është pjesë e skuadër kryeqytetase.

“Nga viti 2011 jam pjesë e Flamurtarit. Në fillim kam nisur të luaj në një shkollë të futbollit pa emër tek trajneri, Skënder Konjuhi dhe aty kam rënë në sy te Flamurtarit dhe më kanë marr dhe që ajo vit jam pjesë e kësaj skuadre”, përfundoi Shala.