Neymari mban shpresën e 200 milionë brazilianëve

142

Herën e fundit që Përfaqësuesja e Brazilit ka luajtur në një turne të madh futbolli në shtëpi, Neymar u transportua me barelë jashtë fushës dhe pastaj mungoi në disfatën poshtëruese kundër Gjermanisë (7:1), në ndeshjen gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të vitit 2014.

Dy vjet më vonë, ylli i Barcelonës duket i vendosur për ta lënë anash këtë zhgënjim, shkruan Reuters.

Edhe pse turneu i futbollit olimpik nuk e ka të njëjtën rëndësi sikurse kampionati botëror, Lojërat Olimpike kanë një domethënie të veçantë për Brazilin që nuk e ka fituar kurrë këtë turne dhe Neymarin. Ai do të jetë njëri prej yjve më të mëdhenj në këto Lojëra si dhe do ta ketë përgjegjësinë për ta udhëhequr Brazilin drejt medaljes së parë të artë olimpike, përcjell Koha Ditore.

“Është rast unik”, thotë Neymar. “Jo vetëm për mua, por për të gjithë në ekip. Të gjithë e kemi parasysh se sa e rëndësishme është kjo medalje”.

Sytë e të gjithëve do të jenë nga sulmuesi 24-vjeçar, i cili prerefoi të luante në lojërat olimpike “Rio 2016” para Copa Americas që u mbajt gjatë muajit të shkuar. Brazili u eliminua në fazën e grupeve të kësaj gare dhe si pasojë e kësaj, Federata e Futbollit e Brazilit e shkarkoi seleksionuesin Carlos Dunga