Neymar: Ky lojtar e fiton Topin e Artë

198

Sulmuesi brazilian, Neymar, mendon që Cristiano Ronaldo është favoriti kryesor për ta fituar Topin e Artë për vitin 2016.

Sipas yllit të Barcelonës, fitimi i titujve si Liga e Kampionëve dhe kampionati Evropian, i japin përparësi Ronaldos në raport me kandidatët e tjerë.

“Fitimi i titujve do të thotë shumë. Cristiano Ronaldo e fitoi Ligën e Kampionëve dhe tani Evropianin. Është shumë afër. Ai është gjithashtu një futbollist i madh, nuk ngurroj ta them këtë”, u shpreh Neymar.