Nexhipi: Ballkani pritet të bëj edhe 2-3 afrime në këtë afat

498

Nderim Nexhipi ka disa ditë që ka marrë postin e drejtorit sportiv te Ballkani.

Për më shumë se 3 vite, ai punoi në të njejtën detyrë të Kukësi në Shqipëri.

37 vjeçari nga Shkupi, thotë se me kënaqësi e ka pranuar ofertën e Ballkanit, derisa flet edhe për merkaton e verës.

“Falënderoj presidentin për bashkëpunimin. Me shumë dëshirë e kam pranuar këtë post. Unë ende nuk kam takuar zyrtarisht futbollistët por së shpejti do t’i shoh. Sa i përket përforcimeve, pas bisedave me trajnerin ne kemi nevojë të afrojmë futbollistë në 2-3 pozicione. Jemi duke biseduar me disa lojtarë dhe do të bëjmë çmos për t’i afruar. Ballkani e ka ekipin shumë të mirë” deklaroi Nexhipi për Indeksonline.

Sa i përket largimeve, Nexhipi thotë se futbollistët që janë me kontratë nuk mund të largohen pa dëmshpërblim.

“Kam dëgjuar në media për disa futbollistë, por ata që kanë kontratë mund të largohen vetëm nëse vjen oferta dhe Ballkani të fitojë dëmshpërblim. Në të kundërt, derisa lojtarët kanë kontratë do të mbetet te Ballkani”, përfundoi Nexhipi.