“New York Times” shkruan për sulmuesin shqiptar: E detyronin të shiste gazeta

131

Gazeta prestigjoze amerikane “New York Times” ka botuar historinë e sulmuesit të Skënderbeut, Sebino Plaku, gjatë kohës kur luante teskuadra polake e Slask.

Ai ka rrëfyer vuajtjet e shkaktuara nga skuadra polakeqë kërkonte t’i përgjysmonte pagën e vendosur nga kontrata. Zakonisht, shqiptarët mendojnë se futbollistët që luajnë jashtë vendit janë super të paguar dhe bëjnë jetë luksoze.

Futbollisti kishte treguar edhe më parë aventurën e tij të vështirë te skuadra polake e Slask Vroklav, por asnjëherë nuk kishte rrëfyer detajet.

Per “New York Times” futbollisti ka treguar se si për t’i përgjysmuar përfitimet, drejtuesit e klubet e kërcënuan se do t’i prishnin karrierën.

“Presidenti dhe zëvendëspresidenti më vunë përpara një dokument që kishte një shtojcë për kontratën ku kërkohej përgjysmimi i rrogës”, thotë ai, duke shtuar se atij iu la vetëm 20 minuta kohë për të vendosur dhe në të kundërtën presidenti e kërcënoi se do t’i shkatërronte karrierën.

Sulmuesi shqiptar sigurisht që nuk pranoi dhe nga ky moment aventura e tij polake u kthye në një makth të vërtetë. Sipas lojtarit, ai detyrohej të stërvitej tre herë në ditë, i veçuar nga pjesa tjetër e lojtarëve. Por kjo nuk është më e keqja.

Sebino Plaku rrëfen për gjobat e majme qoftë edhe për 30 sekonda vonesë apo se si e detyronin të shpërndante gazetat në qendër të qytetit. Sebino Plaku arriti të ndërpresë kontratën me vendimin e një gjykate sportive në Poloni, por klubi i detyrohet afërsisht 222 mijë dollarë si pasojë e pagave të prapambetura.

Për këtë sulmuesi i është drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, e cila pritet të japë vendimin brenda kësaj jave.