Neville nuk mbetet pa punë

130

Gary Neville është shkarkuar nga detyra e kryetrajnerit tek skuadra spanjolle Valencia, duke u bërë kështu tekniku i dytë që shkarkohet për një sezonë tek lakuriqtë. Mirëpo, ish-reprezentuesi anglez nuk do të mbetet edhe aq gjatë pa punë, transmeton Gazeta Sheshi.

Emri i tij është i lidhur ngushtë me ish-skuadrën e tij Manchester United, me ç’rast mund të jetë ndihmës i parë i Jose Mourinhos në sezonin tjetër. Siç vijnë raportimet e para nga ishulli mësohet se Neville është i preferuari i tifozëve, para legjendës tjetër të skuadrës, Ryan Giggs.

Uellsiani tashmë është bërë i pa dëshiruar në Old Traford, pasi që sjell kujtime të hidhura si ndihmësi i holandezit Van Gaal, që ka humbur kredibilitetin tek djajtë, tifozët e së cilës janë duke e bojkotuar në vazhdimësi.

/Gazeta Sheshi/