Neuer: Kujdes nga Benfica

151

Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, ka dhënë një deklaratë lidhur me ndeshjen ndaj Benficas në Ligën e Kampionëve.

Gjermani i ka kërkuar skuadrës që të jenë të kujdesshëm pasi portugezët kanë sulmues të fortë.

“Dy ndeshjet kundër Benficas do të jenë të vështira, dy sulmuesit e tyre kanë shënuar se bashku 48 gola”.

“Por, qëllimi ynë është të mbajmë portën e paprekur pasi ky do të ishte një avantazh i madh për ne. Duhet të jemi tepër të kujdesshëm nga Jonas dhe Mitroglou në zonën e rreptësisë”.

“Ribery? Fakti që ai është kthyer në fushë është një nga lajmet më të mira për klubin tonë’, ka deklaruar Neuer.