Nesër seanca e Kuvendit

160

Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës në një komunikatë për media njofton se nesër do të mbahet Seanca radhës e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Duke filluar nga ora 11:00, deputetët që do marrin pjesë do të kenë para vetës 8 pika të rendit të ditës duke përfshirë këtu edhe shqyrtimin e rekomandimit të Organit Përzgjedhës të Pavarur për emërimin e anëtarëve në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit

Rendi i ditës

1. Votimi i Projektligjit nr. 05/L-091 për mbrojtjen nga zhurma,

2. Votimi i Raportit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me

mbikëqyrjen buxhetore të Skemës së Ndihmës Sociale për periudhën 2013-2015,

3. Votimi i Raportit të punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2014,

4. Votimi i Raportit të Komisionit për të Drejta dhe Interesa të Komuniteteve dhe Kthim

lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Fshatin Hoçë e Madhe dhe Ligjit për

Qendrën Historike të Prizrenit,

5. Shqyrtimi i rekomandimit të Organit Përzgjedhës të Pavarur për emërimin e anëtarëve

në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.05/L-064 për patentë shofer

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-07 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.

03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë,

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-31 për Procedure e Përgjithshme Administrative.