Nesër fillon turneu “Adem Jashari” në futsall

139

Në kuadër të aktivitetit zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe nën patronatin e kryeministrit së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mbahet edicioni i 7-të i Turneut Ndërkombëtar “Adem Jashari“ në futsall. Ky turneu fillon nesër, derisa ndeshja finale luhet më 5 mars në Prishtinë. Pjesëmarrës të këtij turneu do të jenë katër ekipe: Përfaqësuesja A e Kosovës, Përfaqësuesja e Shqipërisë, Përfaqësuesja e Turqisë si dhe Përfaqësuesja Olimpike e Kosovës (U21).  Akomodimi i pjesëmarrësve bëhet sot në hotelin “Emerald”-Prishtinë.

 

Kalendari i turneut
Më 03.03.2016
17:00 Hapja e turneut
17:15 Kosova – Turqia
19:15 Shqipëria – Kosova (U-21)
Më 04.03.2016

Vizitë e skuadrave pjesëmarrëse në Kompleksin “Adem Jashari” Prekaz.
Më 05.03.2016

15:15 Ndeshja për vendin e 3-të
17:15 FINALJA
Fituesit e turneut

2015 FC Feniks-Drenas (Kosovë)
2014 FC Liburni –Gjakovë (Kosovë)
2013 Përfaqësuesja e Kosovës në Futsall
2012 Benago Praha(Czech Republic)
2011 Benago Praha(Czech Republic)
2010 Përfaqësuesja e Kosovës në Futsall