Nëse Prishtina e kalon grupin, këto janë datat kur mund të luajnë ndaj Ferencvaros

238

Është hedhur shorti i raundit të parë të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazetasheshi.com.

Fillimisht Prishtina duhet ta kalojë grupin paraeliminator, ku pastaj do të mund të takohej me kampionin e Hugarisë, Ferencvarosin.

Ndeshjet e para që janë parashikuar të luhen më 6 ose 7 korrik dhe ato të kthimit më 13 ose 14 korrik. Bardhekaltërit në rast se kalojnë grupin parakualifikues atëherë do të udhëtojnë në Budapest, saktësisht në stadiumin “Groupama Arena”. Kurse me 13 ose 14 korrik do të luhet ndeshja në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtinë.

Prishtina në Shqipëria do të luajë ndaj Folgores fillimisht dhe nëse fiton në finale do të takohet me fituesin e çiftit Havnar Bóltfelag – Inter Club d’Escaldes.

/Gazeta Sheshi/