“Nëse fitojmë Ligën e Kampionëve do t’i blej një periskop Piques të na shikojë titujt”

259

Alvaro Arbeloa ka hapur letrat për të folur në lidhje me mardhëniet e tij me Piquen, Casilasin dhe shumë persona të tjerë. Gjatë një interviste dhënë në radion Cadena Cope, anëtari i Real Madridit tha se nuk do e firmosin barazimin në Camp Nou dhe se ka një mesazh për Piquen:

“Madrilienët askund dhe asnjëherë në çfarëdo situate nuk e firmosin barazimin. Ne shkojmënë Camp Nou për të fituar, megjithëse do jetë e vështirë për të fituar kampionatin. Mirëpo, nëse fitojmë Ligën e Kampionëve do t’i blej një periskop Piques të na shikojë titujt nga larg”, potencoi Arbeloa.

Anësori i Real Madridi foli gjithashtu për lidhjen e tij me ish-kapitenin e madrilienëve Iker Casillas, për të cilën mendon se ishte gabimi i tij që lidhja e tyre shoqërore u prish. Përkundër që nuk janë më miq, ai i uron fat të mbarë atij.

/Gazeta Sheshi/