Nëse Arsenali nuk fiton Premier League, Wenger të shkarkohet

134

Ish-ylli i Arsenalit, Paul Merson thotë se menaxheri Arsen Wenger duhet të shkarkohet nëse Leicester City apo Tottenham e mposhtin në luftën për titullin e Premier League

“Në qoftë se Tottenham ose Leicester arrijnë të fitojnë Premier League, atëherë Arsen Wenger duhet shkuar. Në qoftë se Wenger është ulur aty duke u thënë atyre tifozëve, tifozët besnikë të Arsenalit, se ata nuk kanë nevojë për ndonjë lojtarë të ri në fillim të sezonit dhe pastaj nuk arrin të fitojë ligën para Leicester ose Tottenham atëherë unë nuk shoh se si mund të justifikohet”, tha ai për Sky Sports.

Arsenal nuk kanë arritur që të shpallen kampione që nga viti 2004 dhe janë pesë pikë prapa Leicester, pas humbjen 3-2 të dielën nga Manchester United. Ndërsa Spurs po e ndjek me vetëm dy pikë më pak se skuadra e Claudio Ranierit. /KosovaPress/